Një nga shumë arsyet se pse Barcelona ka pasur sukses në këtë fillim është se Ernesto Valverde i ka futur në lojë mesfushorët.
Mesfushorët kanë numra më të mirë se në kohën e Luis Enrique.
Lojtarët e mesfushës kanë shënuar shtatë gola deri më tani: Denis Suarez (dy), Paulinho (dy), Rakitic, Sergi Roberto dhe Busquets (nga një).
Në sezonet e mëparshme kur ishin zhvilluar 11 ndeshje, kishte shënuar më pak pasi tre gola kishin shënuar në sezonin 16/17 dhe 14/15, ndërsa në sezonin 15/16 vetëm dy.
Mesfusha e ka ndihmuar edhe Lionel Messin, që ka shënuar 14 gola.
Por nga ky sistem ka vuajtur Luis Suarez, i cili e ka gjetur portën dy herë.
Ndërsa sulmuesit tjerë sio Dembele, Deulofeu, Alcacer dhe Turan, ende nuk e ka gjetur portën. /Telegrafi/