Në emisionet e tij, ai ka folur shumë herë për përfitimet që çaji i gjelbër i sjell në trup, prandaj nuk është befasuese se ky çaj është përbërësi kryesor i pijes për djegien e dhjamit.
Çaji i gjelbër e pastron trupin dhe e mirëmban vitalitetin, ndërkaq portokajtë dhe nenexhiku e shpejtojnë metabolizmin, prandaj është e qartë se përse ai i ka zgjedhur këta tre përbërës për ta krijuar pijen që e djegë dhjamin në afat rekord, transmeton Telegrafi.
Ai pohon se metabolizmi do të shpejtohet për 12% nëse këtë pije e konsumoni para çdo shujte.
Përbërësit:
– 1 litër ujë
– 5 lugë çaj të gjelbër
– 1 portokall
– Nenexhik të freskët
Përgatitja:
Në një litër me ujë të nxehtë, shtojeni çajin e gjelbër. Lëreni ashtu të freskohet për 3 minuta dhe pastaj prejeni portokallin në rriska.
Çajin e gjelbër vendoseni në një kavanoz, pastaj shtoni rriskat e portokallit dhe nenexhikun.
Mbylleni kavanozin dhe lëreni tërë natën që të shpërbëhen tre përbërësit.
Të nesërmen pija është e gatshme, ndërkaq duhet ta konsumoni para çdo shujte.