Barojat mund të prishin çdo kopsht, mirëpo ne shpesh kontribuojmë për këtë vetë, sepse nuk u përmbahemi rregullave themelore për mirëmbajtjen e tij
Barojat janë gjithashtu një “mysafir” i padëshiruar në lehet e luleve, rreth skajeve të trotuareve dhe shtigjeve në oborr, kështu që të gjithë përpiqen ta mbajnë kopshtin të rregullt gjatë verës.
Njerëzit shpesh nuk kanë kohë për këputjen apo shkuljen e barojave, por edhe as forcën për ta bërë këtë, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk doni të përdorni kimikate helmuese për të shkatërruar barojat, provoni një ilaç të thjeshtë që mund ta bëni vetë.
Ju nevojiten:
▪ 1 litër uthull e bardhë, alkoolike;
▪ 3 lugë kripë;
▪ 3 lugë detergjent të enëve dhe një shishe me spërkatës.
Përgatitja:
Kripën dhe uthullën përzien derisa të treten dhe shtoni detergjentin dhe të gjitha tundni derisa të bashkohen.
Mbushni në shishe dhe spërkatni barojat. Është më mirë ta bëni këtë në mesditë, kur dielli është më i fortë.
/Telegrafi/