Site icon Telegrafi

Receta më e mirë për reçel kumbullash: Çdo amvisë duhet ta dijë!

Sezoni i kumbullave ka filluar me të madhe, prandaj duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Reçeli nga kumbullat është njëra ndër ëmbëlsirat më të preferuara të cilat bëhen nga kjo pemë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 1 kg kumbulla të pastruara
▪ 1 kg sheqer
▪ 1 dl ujë
▪ 1 limon i vogël
▪ një shkopth vaniljeje
▪ fletë shukulli (Resedadorata) sipas shijes
▪ 1 l ujë
▪ 10 gr sodë

Përgatitja:

Në një enë të madhe qitni një litër ujë dhe shtoni sodën e bukës. Kumbullat e qëruara fundosni në tretje dhe lini të qëndrojnë një orë, duke i përzier herë pas here.

Përzieni sheqerin me një filxhan të vogël uji dhe bëni shurup. Në të shtoni limonin e prerë dhe shkopthin e vaniljes dhe kumbullat e pastruara dhe të gjitha bashkë vloni në zjarr mesatar.

Rekomandohet që përbërjen të mos e përzieni, por që herë pas here ta shkundni gjatë zierjes.

Pas 45 minutave verifikoni a është bërë gati reçeli. Nëse jo, zieni edhe afro dhjetë minuta, d.m.th. derisa përbërja të bëhet e dendur.

Reçelin e ftohur qiteni në kavanoz. /Telegrafi/

Exit mobile version