Site icon Telegrafi

Receta

Hyn një grua në barnatore dhe kërkon të blejë arsen.
– Për çfarë ju nevojitet arseni?– pyet farmacisti.
– Dua ta vras burrin tim, sepse më tradhton me një grua tjetër!
– Por, zonjë, nuk mund t’jua shes arsenin për të kryer vrasje!
Në moment, gruaja nxjerr një fotografi nga xhepi ku shihet burri i saj dhe… gruaja e farmacistit.
– Më falni zonjë, nuk e pashë që e keni recetën…

Exit mobile version