Telegrafi

Reçesioni nxit rishikimin e imigracionit

Në një intervistë për një gazetë, zoti Woolas tha se për shkak se britanikët po humbin vendet e punës, çështja e emigracionit po bëhet shqetësuese.

Ai tha se në të kaluarën për imigrantët ka qënë shumë e lehtë të hynin në Britani dhe se tani kjo do të bëhej edhe më e vështirë.Komentet e tij janë kritikuar ashpër nga grupe që bëjnë fushatë në dobi të imigrantëve.

Phil Woolas i tha gazetës Times se vendi ka nevojë për një politikë më të ashpër imigracioni. "Jemi vendi i katërt i botës që megjithëse në reçesion do të vazhdojmë të jemi një vend tërheqës për njerëzit nga vendet e varfëra," tha ai.

"Ne duhet të kemi një politikë për popullsinë që do të thotë se në një moment të caktuar do të mund të vendosim limite për imigracionin." Ministri shtoi se qeveria britanike nuk do të lejojë që popullsia të shkojë në 70 milion.

Këto komente të ministrit u dënuan nga Keith Best, kreu i shoqatës bamirëse, Immigrant Advisory Service.

"Kam frikë se sa herë që përballemi me reçesion, emigrantët e shkretë fajësohen, por nuk e prisja këtë nga një ministër i sapoemëruar."