Telegrafi

Recesioni fuqishëm i sulmon kompanitë e mëdha

Kompania më e madhe ajrore në botë, Delta, njoftoi se në tremujorin e parë të viti 2009 ka humbur 794 milionë dollarë. Kjo është përmirësim lidhur me humbjen multimiliardere të paraqitur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Delta merr me qira disa aeroplanë më të vjetër transportues me shpenzim të madh që të kursejë para, dhe i rrit të dhënat për çekim të bagazhit në fluturimet ndërkombëtare ta rrisë profitin.

Prodhuesi më i madhë botëror i pijeve njoftoi se ka bërë profit më të vogël në tremujorin e parë të viti 2009. Koka-kola paraqiti të ardhura neto prej 1,35 miliardë, që është ulje prej dhjetë për qind.

Prodhuesi më i madh i pajisjeve të rënda ndërtimore dhe pajisje për xehtari në botë për herë të parë pas 16 viteve, paraqiti humbje për tremujorin e parë.

Keterpilar njoftoi se ka humbje prej 112 milionë dollarë në muajt e parë të viti. ky është ndryshim i madh nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar kur firma kishte profit prej mbi 900 milionë dollarë.