Telegrafi

Recesion i thellë në Japoni

Bruto prodhimi vendor u ul për 0,5 për qind në tremujorin e tretë të vitit në krahasim me periudhën paraprake, ndërsa për 0,1 për qind, siç parashikohej.

Qeveria japoneze bëri të ditur se BPV-ja në nivel vjetor u ul për 1,8 për qind në korrik-shtator, derisa parashikimet e para parashikuan uljen prej 0,4 për qind.

Autoritetet japoneze javën e kaluar paralajmëruan rritje ekonomike për vitin 2007 nga 1,7 për qind deri në 1,9 për qind, duke u referuar në rritjen e investimeve kapitale.

Megjithatë SHBA-ja tashmë ka hyrë në recesion edhe ajo e përforcon presionin edhe mbi ekonominë japoneze, i cili varet nga eksporti.