Telegrafi

Recepsionistja u pendua që qëndroi vetëm, kur në hotel hyri një ari

Aimee Tuck është recepsionistja e një hoteli të Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, që ka pasur një vizitor shumë të pazakontë.

Derisa ndodhej e vetme në turnin e natës, në sallën kryesore ka hyrë një ari, që ka bërë xhiro brenda, para se të dilte pa shkaktuar ndonjë dëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo e frikësoi recepsionisten, e cila u pendua që qëndroi vetëm në punë, nga rreziku prej kafshës së egër.

“Kush e kishte këtë ide kaq të mirë, për të punuar vetëm në një hotel të zbrazët. Ishte e imja”, ka shkruar Tuck në imazhet që ka shpërndarë.

Para një viti e gjysmë, në të njëjtin hotel kishte hyrë një ari, por që nuk u mjaftua vetëm me një shëtitje në sallë, por shkoi deri te recepsioni sikur donte të rezervonte një dhomë.

Zona malore ku ndodhet hoteli, ka bërë që shumë shpesh të hyjnë brenda kafshë të egra, apo të qëndrojnë nëpër oborr, por nuk i kanë sulmuar vizitorët. /Telegrafi/