Mesut Ozil është martuar të premten në Stamboll me bukuroshen Amine Gulse.
I pari i Turqisë, presidenti Recep Tayyip Erdogan është kujdesur për kurorëzimin e çiftit në ditën e tyre më të rëndësishme, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ozil 30-vjeçar, i cili ka rrënjët familjare turke, nxiti polemika vitin e kaluar kur u fotografua me Erdoganin, duke ngritur pyetje rreth besnikërisë së futbollistit ndaj Gjermanisë në prag të fushatës së tyre katastrofike të Kampionatit Botëror 2018.
Udhëheqësi turk mbërriti në mbrëmjen e hershme për ceremoninë e së premtes në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit për të parë ish-mesfushorin e Arsenalit të martohej me të fejuarën e tij, ish-missin e Turqisë, Amine Gulse.
I shoqëruar nga gruaja e tij, Emine, presidenti turk u pa i buzëqeshur pranë çiftit të ri, pasi martesa e tyre u formalizua.
Pas 92 paraqitjeve për Gjermaninë, duke përfshirë një rol kyç në fitoren e Kupës së Botës 2014, Ozil papritmas e la skuadrën kombëtare në korrik të vitit të kaluar, duke akuzuar zyrtarët gjermanë të futbollit për racizëm.
Pasi kjo kishte ndodhur, Erdogan e kishte mirëpritur në një takim në shtetin vendas futbollistin turk.
Shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, ishte pjesë e një morie kritikash për ftesën.
Helge Braun i kishte thënë gazetës Bild se Ozil do të bënte një lëvizje të tillë pavarësisht se tashmë ishte kritikuar ashpër nga publiku gjerman gjatë takimit të tij të parë me Erdoganin.
Ozil ka qenë në lidhje me bukuroshen Gulse që nga viti 2017 dhe çifti njoftuan fejesën e tyre në qershor të vitit 2018.
Futbollisti, një gjeneratë e tretë gjermane, ngriti një stuhi politike kur ai u fotografua së bashku me Erdoganin majin e kaluar.
Në prag të fiasko-s të Kupës së Botës, Ozil njoftoi dorëheqjen e tij nga skuadra kombëtare, duke thënë: “Unë jam gjerman kur fitojmë, emigrant kur humbim”.
Erdogan shpesh merr pjesë në martesat e të famshmëve në Turqi, gjë të cilin ai e kërkon veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore.
Prania e tij në martesën e Ozilit vjen përpara një zgjedhjeje bashkiake në Stamboll më 23 qershor, e kërkuar pas votimit fillestar në mars, që u anulua pas një fitore të ngushtë për Partinë Republikane Popullore të opozitës kryesore.
Ozil u pa duke ecur me gruan e tij në altar shoqëruar nga fishekzjarre të shumta.
Përndryshe ishte njoftuar muajin e kaluar, që Ozil dhe Gulse do të kurorëzoheshin nga presidenti turk në dasmën e tyre. /Telegrafi/