Telegrafi

Recensioni grek i pandalshëm

Nga 27 vendet e BE-së, vetëm Greqia dhe Rumania kishin ritëm negativ zhvillimi për vitin 2010, respektivisht -4.5 për qind dhe -0.5 për qind.

Nga mbledhja e Eurogrup-it, ministri grek i Financave, George Papaconstantinou ka thënë se ekonomia e Greqisë do stabilizohet së shpejti dhe vendi do të rikthehet në ritmet e zhvillimit në fillim të vitit 2012.

“Programi ndodhet në rrugë të mbarë. Kemi arritur të reduktojmë deficitin me 6 për qind në një vit, një arritje kjo e paprecedent. Jemi në rrugë të mbarë edhe për krijimin e disa shërbimeve primare”, tha Papaconstantinou.

“Kriza ka bërë që grekët të punojnë fort për të rikthyer besimin e tregjeve financiare”, shkruan në një artikull të saj edhe Wall Street Journal që midis të tjerash thekson se qytetarët grekë tashmë janë më punëtorët e Europës.

Ata punojnë mesatarisht 42 orë në javë, më shumë se kushdo tjetër në kontinentin plak.

Të ndodhur në këtë trysni nga kriza që po kalon vendi, me papunësi në shifra rekord, inflacionin më të lartë në Europë, pasiguri për të ardhmen dhe duke ju nënshtruar programit të stabilitetit të kreditorëve të huaj.

Grekët kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësuesve të FMN-së dhe BE-së që sugjeruan Athinën zyrtare të privatizojë ndërmarrjet shtetërore dhe të shesë akoma edhe pasuri të patundshme të shtetit për të shlyer borxhin kolosal të saj. /Telegrafi/