Site icon Telegrafi

Recaro, furnizuesi i famshëm i ulëseve të veturave, thuhet se “ka paraqitur kërkesën për falimentim”

Qoftë në një makinë, në një aeroplan, ose ndoshta në zyre, të gjithë ndoshta janë ulur në një ulëse ttë Recaro në një moment.

Por tani Recaro Automotive “është paraqitur” për falimentim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas Automobilwoche, kjo erdhi si një befasi për punonjësit si dhe për IG Metall, një sindikatë e madhe.

Lajmi u shfaq më 29 korrik në Gjermani përmes Gjykatës së Qarkut Esslingen.

“Çfarë do të thotë kjo për 215 punonjësit e Recaro Automotive GmbH në Kirchheim është e paqartë”, tha sindikata, sipas Automobilwoche.

“Ne presim që të shteren të gjitha opsionet për të siguruar vende pune dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”.

Në këtë kohë, kërkesa e falimentimit vlen vetëm për Recaro Automotive.

Kjo do të thotë se aeroplanët, karriget e zyrës, karriget e lojërave dhe ulëset për fëmijë janë të paprekura për momentin. /Telegrafi/

Exit mobile version