Renato Sanches ka dalë publikisht kundër trajnerit Niko Kovac të Bayern Munichut.
Kampioni evropian me kombëtaren portugeze, ashtu sikur se sezonin e kaluar, sërish u ankua për shumë pak minuta në dispozicion që ka te klubi bavarez.
“Unë nuk e prisja të ma bënte këtë trajneri. Sërish nuk luajta aq sa dua”, u ankua mesfushori pasi që kroati i dha vetëm pesë minuta kohë që të kalonte në fushë në barazim e fundjavës kundër dhe Hertha Berlinit (2:2).
Klubi gjerman për këtë deklaratë raportohet se e ka gjobitur me dhjetë mijë euro dhe mbajti një takim me lojtarët në të cilën u bëri të qartë se nuk dëshironte të kishte të njëjtat probleme si sezonin e kaluar. Ai njoftoi sanksione të reja financiare për ata që rebelohen publikisht.
Drejtori i sportit Hasan Salihamidzic gjithashtu foli për situatën e re në klubin e Mynihut, i cili tha se ankesat e Sanches ishin të pabazuara.
“Renato ka luajtur tre herë që nga fillimi i sezonit. Ai u paraqit 20 minuta kundër Borussia Dortmundit në Superkupë. Ai ishte startues në kupë dhe sërish luajti në fundjavë, megjithëse ndoshta më pak se zakonisht (pesë minuta). Kështu që unë nuk e kuptojë mirë se pse po ankohet”, tha Salihamidzic.
Ndryshe, futbollisti ishte shpesh pjesë e formacionit fillestar gjatë ndeshjeve para sezonale, por nuk është një lojtar që adhurohet nga Kovac, veçanërisht për shkak të konflikteve të shpeshta publike që kanë pasur gjatë sezonit të kaluar. /Telegrafi/