Marrëveshja e kryeministres britanike Theresa May me BE-në për një Brexit të sigurt është arritur dhe mbështetet nga 27 liderët e unionit, por ajo me shumë gjasa nuk do të kalojë votimin sfidues në Parlamentin britanik, ku është pothuajse e sigurtë se do të rrëzohet.
Kjo, pasi 100 deputetë të Partisë Konservatore, të udhëhequr nga vetë May kanë thënë se e kundërshtojnë atë.
Mbrëmë, konservatori Matthew Offord u bë i fundit që doli kundër marrëveshjes, duke paralajmëruar se pakti me BE do ta rrezikonte bashkimin e Britanisë me Irlandën e Veriut.
Ndërkohë pas mbërritjes në Argjentinë për samitin e G20, May tha se 100 deputetët konservatorë që kërcënonin të votonin marrëveshjen duhet të mendonin për pasigurinë që do të pasonte vendimin.
Në një mbrëmje sfiduese, May i akuzoi konservatorët e saj “rebelë” dhe i kërcënoi me vendet e tyre të punës, përcjell gsh.
“Unë mendoj se çdo deputet duhet të mendojë për nevojën për të kontribuuar në Brexit dhe në një zgjidhje që është e mirë për popullin britanik. Një mënyrë që mbron vendet e punës së tyre, jetesën e tyre dhe të ardhmen e tyre”, tha ajo.
Ndërkohë, Jacob Rees-Mogg, i cili është zotuar se do të votojë për marrëveshjen, tha: “Kjo tregon shqetësimin e thellë në të gjithë partinë. Nuk janë vetëm disa rebelë dhe kjo do të thotë se shumica e deputetëve që nuk janë në qeveri në asnjë kuptim nuk janë mosmirënjohës ndaj marrëveshjes”.