Site icon Telegrafi

Rebelët sulmuan përsëri – 36 persona u vranë në Nigeri

Në dy sulme të ndara në shtetet federale të Kadunas dhe Katsinas në veri të Nigerisë, 36 njerëz u vranë.

Agjencia reuters thekson se seria e sulmeve nga rebelët e armatosur në këtë vend vazhdoi edhe dje, ku u vranë 18 persona ndërsa disa njerëz u plagosën gjersa sulmuesit u vunë.

Ndërkohë në shtetin verilindor të Borno, të paktën 16 njerëz u vranë dhe disa dhjetëra u plagosën, raporton swissinfo.

Javën e kaluar, persona të armatosur të paidentifikuar vranë një nxënës pas një sulmi ndaj një shkolle gjersa rrëmbyen 42 persona, përfshirë 27 nxënës.

Nigeria po lufton rebelët islamikë të Boko Haramit të cilët po terrorizojnë zonat në verilindje të vendit, si dhe dhunën nga grupe të tjera të armatosura në komunitetet lokale që kryejnë plaçkitje dhe rrëmbime. /Telegrafi/

Exit mobile version