Site icon Telegrafi

Rebelët e ISIS-it refuzojnë dorëzimin

Më shumë se 300 ekstremistë islamikë të vendosur në një zonë të vogël në Sirinë lindore refuzojnë t’iu dorëzohen forcave siriane që mbështesin SHBA dhe përpiqen të negociojnë largimin.

Një person i paidentifikuar, i njohur me bisedimet, tha se ekstremistët po kërkonin një korridor në provincën veriperëndimore të Idlibit, të mbajtur nga rebelët, njofton AP.

Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut në Londër tha se kërkesa e Shtetit Islamik për t’u evakuuar në Irakun fqinj u refuzua gjithashtu.

Ekstremistët e fundit janë në pjesën lindore të Sirisë që fshihen mes qindra civilëve, njoftoi agjencia amerikane e lajmeve.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se grupi terrorist është në prag të humbjes – megjithëse shumë analistë janë të shqetësuar se Shteti Islamik mbetet i aftë për të kryer sulme.

Shteti Islamik dikur kontrollonte mbi 100,000 kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz. Tani grupi terrorist është reduktuar në një rajon të vogël brenda qytetit Baghuz – nën sulme të ashpra nga Forcat Demokratike Siriane që mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump shkroi të dielën në Twitter se “Kalifati është gati të bjerë”.

Por, siç shkruan VOA, aleatët e mbledhur në Konferencën e Sigurisë të Mynihut këtë fundjavë nuk ishin aq të sigurt. /Telegrafi/

Exit mobile version