Site icon Telegrafi

Rebel Wilson shijon lidhjen me stilisten Ramona Agruma, publikon fotografi duke shkëmbyer puthje me të

Komediania e njohur, Rebel Wilson, konfirmoi një muaj më parë se ka nisur një lidhje dashurie me kreatoren Ramona Agruma.

Të njëjtat kanë udhëtuar mjaft shumë kohëve të fundit dhe tashmë e kanë dëshmuar dashurinë ndaj njëra-tjetrës.

Ato kanë qenë duke shijuar pushimet këtë kohë teksa nuk ka munguar një moment intim, të cilin e kanë ndarë me fansat në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

Vendndodhja e tyre aktuale është e panjohur, por rrezet e diellit që rrjedhin mbi një pamje të portave të sigurisë prej çeliku të tërhequra mbi dritaret e vitrinës në sfond sugjerojnë se ata mund të jenë në një shëtitore diku.

Nuk është sekret që dyshja kanë prirje për aktivitete buzë detit, ose buzë pishinës, për të mos lënë anash shëtitjet në mal.

Lexo po ashtu Rebel Wilson në një lidhje dashurie me stilisten Romana Agruma

Që kur morën pjesë së bashku në festën e ‘Oscar Vanity Fair 2022’ në mars, çifti është parë së bashku duke bërë ski në Utah, duke ecur dorë për dore në ishullin e Sardenjës në Itali.

Wilson dhe Agruma, e cila është një stiliste me bazë në Los Angeles, kanë nisur romancën në fillim të këtij viti.

Rebel viteve të fundit është komentuar në masë të madhe edhe për peshën që ka humbur. /Telegrafi/

Exit mobile version