Rebel Wilson mohoi se ishte fejuar me partneren e saj Ramona Agruma në një video që ajo ndau në InstaStory të shtunën (5 nëntor).
Në klip, aktorja 42-vjeçare dhe partnerja e saj u panë teksa po bënin një udhëtim në Disneyland, gjatë të cilit pozuan para kështjellës ikonë të ‘Bukuroshes së Fjetur’.
Aktorja i shtoi postimit edhe një tekst ku shkruhej: ‘Faleminderit për urimet, por nuk jemi fejuar!’.
Sipas Page Six, propozimi tashmë i diskredituar ndodhi ‘disa javë më parë’ dhe çifti mbajti unaza diamanti në festën e George Clooney të mbushur me yje “Casamigos Halloween” të premten, më 28 tetor.
“Ato po dilnin në një cep dhe u tregonin të gjithëve se sa të emocionuar ishin për fejesën”, pohoi një burim për median.
Aktorja e “Pitch Perfect” konfirmoi romancën e saj me Ramonan në fillim të këtij viti pas ndarjes së saj tronditëse nga Jacob Busch në 2021.
Ajo dhe trashëgimtarja e kompanisë së prodhimit të birrës Anheuser-Busch, filluan të takoheshin pak para fillimit të pandemisë së coronavirusit dhe ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Monako.
Në fillim të këtij viti, ylli komik ishte përfolur se ishte në lidhje me tenistin australian Matt Reid, megjithëse kjo lidhje nuk u konfirmua kurrë.
Në qershor, Rebel doli si homoseksuale në Instagram së bashku me një foto të saj dhe Ramonan.
Në mbishkrimin e postimit, aktorja kishte shkruar: ‘Mendova se po kërkoja një Princ Disney… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney’.
Postimi konfirmoi edhe zyrtarisht marrëdhënien e saj me sipërmarrësen. Menjëherë pas kësaj, çifti u largua për një pushim në Evropë.
Përpara se të konfirmonte publikisht se ishte në lidhje me Ramona, Rebel kishte zbuluar se ishte ‘në një lidhje’ gjatë një interviste në podcastin U Up në maj.
Ramona është e njohur veçanërisht për fillimin e markës së qëndrueshme të modës të quajtur “Lemon Ve Limon” në 2021.
Ajo gjithashtu themeloi markën e bizhuterive të quajtur, “DeLys”, gati dhjetë vjet më parë në 2013. Çifti së fundmi lansoi koleksionin e tyre të kufizuar të quajtur, “R&R Club”. /Telegrafi/