Telegrafi

Rebel Wilson mahnit me figurën trupore ndërsa tregon ndryshimin drastik në dukje

Rebel Wilson në fillim të këtij viti ka bërë të ditur se ky do të jetë ‘vit i shëndetit’ pasi deklaroi se ka humbur 45 kilogramë.

Aktorja australiane tashmë ka rënë në 75 kilogramë dhe ka mahnitur të gjithë me ndryshimin drastik që ka bërë.

Tani, ylli i “Cats” përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale ka vënë në fokus figurën e mahnitshme trupore.

Në postimin e saj, ajo ka ndarë dy fotografi të vetes së saj në një fustan blu, ndërkohë që këtë dukje e kompletoi me një rrip të hollë ngjyrë ari.

Në përshkrim, aktorja deklaroi se është në Australi për të promovuar shfaqjen e saj të re në Amazon, “LOL: Last One Laughing”.

Disa orë më vonë, Wilson publikoi disa fotografi të tjera me të njëjtën veshje përkrah një miku të saj.

Të hënën, 40-vjeçarja u shfaq në “Sunrise” ku foli për rutinën e saj të fitnesit ndërsa po qëndron e karantinuar mes pandemisë së coronavirusit.

“Unë kam bërë shumë punë jashtë, e cila ishte e vështirë me kufizimet e coronavirusit sepse unë duhej të dilja në park dhe të shtrihesha duke bërë ushtrimet e mia. Tani po bëhet ftohtë në mëngjes, kështu që unë jam i lumtur që palestrat po rihapen”, ka thënë ajo.

Kur Wilson ndau rutinën e saj për humbje peshe muajin e kaluar, ajo u bëri thirrje të gjithëve që t’i ndjekin synimet e tyre. /Telegrafi/

Rebel Wilson (Foto: Getty Images/Guliver)