Telegrafi

Rebel Wilson konfirmon se është ndarë nga Jacob Busch

Foto: Getty Images

Rebel Wilson konfirmoi se është ndarë nga i dashuri i saj, Jacob Busch.

Të martën aktorja 40 vjeçare – e cila humbi pothuajse 30 kilogramë gjatë vitit të kaluar – ndau një portret të ri në Instagram ku dukej magjepsëse me një fustan xhins blu jashtë një rimorkio.

Bukuroshja e bëri të qartë në mbishkrimin e saj se ishte beqare duke shkruar “shumë gjëra në mendjen time, vajzë beqare”.

Ylli ishte në lidhje me Jacob 29 vjeçar për më pak se një vit, teksa bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq së bashku në “Monte Carlo Gala for Planetary Health” në Monako në shtator të vitit 2020.

Ata u fotografuan për herë të fundit së bashku më 21 dhjetor ndërsa ishin në një udhëtim me ski në Kolorado.

Vitin e kaluar ajo tregoi se e kishte njohur Jacob për një kohë të gjatë.

“Ai është një person shumë privat, kështu që nuk më pëlqen të jap shumë në lidhje me atë”, tha aktorja.

Rebel Wilson (Foto: Instagram)

Bjondja – e cila ka qenë e zënë me xhirimet e “Pooch Perfect” për ABC – humbi gati 30 kilogramë falë një diete strikte dhe ushtrimeve.

Ylli i “Pitch Perfect” shtoi se ishte e mrekullueshme të shihte reagimet e njerëzve ndaj humbjes së peshës.

“Më duket interesante që njerëzit i kushtojnë kaq shumë vëmendje një transformimi të humbjes së peshës, kur ka kaq shumë gjëra në botë”, vazhdoi ajo.

Rebel Wilson (Foto: Getty Images)

Sidoqoftë, aktorja australiane nuk ka dhënë më shumë detaje rreth ndarjes nga partneri i saj. /Telegrafi/