Site icon Telegrafi

Rebel Wilson fejohet me Ramona Agruma pas një romance prej shtatë muajsh

Aktorja e njohur, Rebel Wilson është fejuar me të dashurën Ramona Agruma pas lidhjes për vetëm shtatë muaj.

Thuhet se dyshja ishin të zhurmshëm për fejesën e tyre në festën e Halloweenit në fillim të kësaj jave që po lëmë pas.

“Ato po dilnin në një cep dhe u tregonin të gjithëve se sa të emocionuara ishin për fejesën”, tha një i brendshëm, shkruan PageSix.

Foto: Rebel Wilson/Instagram

Dyshja gjithashtu u panë me unaza me diamant në gishtat e unazës. Teksa thuhet se zyrtarizmin i romancës me fejesë ndodhi disa javë më parë.

Ylli austriak më parë ishte në lidhje me trashëgimtarin e Budweiser dhe themeluesin e “Napp’s Dairy Free Ice Cream”, Jacob Busch, por ata u ndanë në shkurt të vitit 2021 pas rreth një viti së bashku.

Foto: Rebel Wilson/Instagram

Në maj, Wilson tha se ishte “e lumtur në një lidhje” në një paraqitje në podcast të Jordana Abraham dhe Jared Freid “U Up”.

Aktorja e “Bridesmaids” shtoi se ajo kishte ‘hyrë dhe dalur në aplikacionin e takimeve të famshëm dhe VIP Raya”.

Rreth një vit pas ndarjes së saj me Busch, Wilson zbuloi se ishte lidhur me sipërmarrësen Agruma.

Foto: Rebel Wilson/Instagram

Agruma ka një linjë të modës, “Lemon Ve Lemon” dhe thuhet se është e njohur në vendlindjen e saj, Letoni.

Çifti i lumtur sapo ka lansuar linjën e tyre të përbashkët të veshjeve “R&R Club”. Kjo është lidhja e parë publike e Wilsonit me të njëjtin gjini.

Menjëherë pas daljes, çifti shkoi në një udhëtim të madh në Instagram, duke bërë ndalesa në Itali, Islandë dhe Turqi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version