Rebel Wilson, 40 vjeçare, mori pjesë në një “kauzë të mirë”, ndërsa dukej mirë vetë!
Më 26 gusht, ylli i filmave “Pitch Perfect” ndau një foto të vetes, të veshur me një fustan, të cilën ajo veshi për të mbledhur fonde për shkollën e Shën Jude, një institucion që lufton varfërinë duke ofruar arsim falas për studentët në Arusha, Tanzania.
“Mbledhja e parave për një shkak të mirë sot”, shkroi ajo krahas fotos.
Për një fustan të tillë zyrtar, ajo u sigurua që flokët dhe grimi i saj të ishin po aq elegante. Flokët bionde të aktores u stiluan valë – valë dhe buzët e saj ishin me shkëlqim.
Përveç veshjes, grimit dhe flokëve të Rebelës, fansat gjithashtu u mahnitën nga transformimi i fundit i yllit. “Nuk mund të mjaftohem me pamjen e transformimit të trupit tuaj. Ju dukeni përrallore, si gjithmonë”, komentoi dikush.
Rebel ka treguar humbjen e saj në peshë përgjatë vitit 2020, të cilën ajo e përcaktoi si “Viti i Shëndetit”.
Qëllimi i saj është që deri në vitin 2021, është të arrijë në peshën e saj të synuar prej 74 kilogram dhe tashmë duket se ajo ka humbur afro 14 kilogram, falë stërvitjeve intensive. /Telegrafi/