Site icon Telegrafi

Rebel Wilson bëhet nënë për herë të parë

Foto: Instagram

Rebel Wilson është bërë nënë për herë të parë.

Ylli i “Pitch Perfect” ka njoftuar lajmin të hënën në një postim të shpërndarë në Instagram.

Ajo zbulon se ka mirëpritur një vajzë përmes një nëne surrogateje, të cilën e ka pagëzuar me emrin Royce Lillian.

Foto: Screenshot/Instagram

“Përtej krenarisë që njoftoj lindjen e fëmijës tim të parë, Royce Lillian, e lindur javën e kaluar nëpërmjet një nëne surrogateje, nuk mund ta përshkruaj as dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur”, Wilson shkroi një foto të të porsalindurit të shtrirë në një batanije.

Lexo po ashtu Rebel Wilson mohon raportimet se është fejuar me partneren e saj Ramona Agruma

Aktorja e “Senior Year” tha se ishte ‘përgjithmonë mirënjohëse’ për të gjithë të përfshirët në udhëtimin e saj dhe e quajti nënën surrogate një person ‘të mrekullueshëm që e mbajti dhe e lindi me një hir e kujdes të tillë’.

Foto: Instagram

“Faleminderit që më ndihmove të krijoj familjen time, është një dhuratë e mrekullueshme. Dhurata më e mirë”, shtoi 42-vjeçarja.

“Jam gati t’i jap Royce të vogël gjithë dashurinë që mund të imagjinohet. Po mësoj shpejt…shumë respekt për të gjitha nënat! Krenare që jam në klubin tuaj”.

Foto: Instagram

Është akoma e paqartë nëse do të jenë bashkë-prindër me të dashurën e saj, Ramona Agruma. /Telegrafi/

Exit mobile version