Site icon Telegrafi

“Rebel Flame AI” – Grupi shqiptar që bashkon rock-un me Inteligjencën Artificiale

Një frymë e re po lind në skenën muzikore shqiptare! Grupi “Rebel Flame AI”, i përbërë nga profesionistë të IT-së dhe inteligjencës artificiale, ka sjellë një stil unik, ku teknologjia dhe arti bashkohen në tingujt e rock-ut.

Muzika e tyre tashmë është e disponueshme në platformat kryesore si Spotify, Apple Music dhe Amazon, duke sjellë një zë të ri në rrymën alternative.

Me një stil të guximshëm dhe tekste që pasqyrojnë realitetin e sotëm, “Rebel Flame AI” ka filluar të tërheqë vëmendjen e publikut.

Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, grupi publikoi një version të veçantë të poezisë “Zgjohu Kosovë” të poetit të madh Ali Podrimja, duke i dhënë asaj një interpretim modern dhe të fuqishëm.

Ky projekt është një dedikim i ndjerë për gjithë shqiptarët dhe një thirrje për të mos harruar rrënjët tona.

“Rebel Flame AI” sjell një mesazh të fuqishëm përmes muzikës së tyre, duke përshëndetur mbarë shqiptarët me këtë krijim të veçantë. Me talentin dhe pasionin e tyre, ky grup premton të sjellë projekte edhe më të mëdha në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version