Modelja dhe aktorja amerikane, Rebecca Gayheart, ka folur për një nga momentet më të rënda të jetës së saj.
Gjatë një interviste në The Only One in the Room, 47-vjeçarja ka folur për aksidentin që i ka ndodhur në vitin 2001, ku me këtë rast kishte mbetur i vdekur një djalë nëntëvjeçar, Jorge Cruz Jr.
“Unë kam bërë një aksident të tmerrshëm. Fëmija nëntëvjeçar mbeti i vdekur. Dhe ju e dini që gjithçka ka ndryshuar që nga ajo kohë, edhe tani kam frikë kur flas për atë”, ka thënë ajo.
Në qershor të vitit 2001, Gayheart ishte duke vozitur një makinë të saj, gjersa goditi për vdekje nëntëvjeçarin. Djaloshi kishte vdekur një ditë më vonë, kurse Rebecca i ka paguar familjes 10 mijë dollarë për funeralin.
“Unë nuk doja të jetoja pas këtij aksidenti. Nuk mund ta përballoja këtë. Kalova një vit duke provuar ta vras veten time”, ka thënë më tej Gayheart.
Ndërsa edhe 18 vjet që nga aksidenti, aktorja vazhdon të luftojë me atë që ka ndodhur. Megjithatë, përpiqet të mbajë vetëm mendime pozitive për të gjetur lumturi dhe sukses të mëtejshëm në jetë. /Telegrafi/