Pas lansimit të Realme X në maj, nën-marka e OPPO-së tha se po përgatiste një telefon 5G premium për Evropën dhe Kinën.
Më parë këtë muaj, një paketim i Realme 4 u zbulua, por nuk dihet nëse lidhet me ndonjë nga telefonat e ardhshëm.
Për të komplikuar më shumë gjërat, Realme tani është duke promovuar një telefon të ardhshëm me katër kamera, të planifikuar për më vonë këtë vit.
Working on the new premium killer! Introducing world's first smartphone camera with 64MP GW1 largest 1/1.72” sensor and mega 1.6µm pixel with amazing clear shots in low light too. RT if you want to see more “knockout” shots. #DareToLeap pic.twitter.com/D54xNFdaVm
— Madhav Sheth (@MadhavSheth1) June 24, 2019
Materialet promocionale të postuara nga llogaria zyrtare e kompanisë në Weibo, tregojnë sensorin kryesor që është një njësi 64MP, bazuar në sensorin e sapo njoftuar nga Samsung, ISOCELL Bright GW1 me dimensionin 1 / 1.72- inç.
Kamera mbështetet në një teknologji të kombinuar të pikselëve për të nxjerrë fotot 16MP, të cilat duhet të kapin pamje të gjera dhe situata me shumë detaje. /Telegrafi/