Prokuroria e Korçës ka kërkuar pezullimin nga detyra të katër zyrtarëve në Bashkinë e Devollit, të cilët realizuan procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit dhe nuk kryen asnjë punim.
Të katër shtetasit janë vënë nën hetim nga organi i akuzës për veprat Penale ‘Shpërdorim Detyre’ dhe Falsifikim të dokumenteve’.
Nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi, duke ngritur dyshime sipas prokurorisë se kemi të bëjmë me procedura fiktive.
“Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi”, njofton prokuroria.
Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në konkluzionin se punonjësit e bashkisë së Devollit, shtetasit:
G.K. – Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative;
A.C. – Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike;
K.M. – Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike;
E.M. – Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar.