Nick Underwood ka arritur të realizoi fluturimin e tij përmes uraganit Irma, me qëllim që instrumentet e tij që gjendeshin brenda aeroplanit të mund të regjistrojnë fuqinë dhe lëvizjen e tij.
Ai ka pranuar se nuk është frikësuar fare, edhe pse aeroplani në të cilin gjendej vazhdimisht dridhej nga uragani, transmeton Telegrafi.
Udhëtimin e tij me aeroplan e ka filmuar dhe më pas e ka postuar në Twitter, kurse gjatë këtij fluturimi thotë se nuk është ndjerë farë i nervozuar – përkundrazi ka dëgjuar këngëtarin e tij të preferuar.
“Mund të paramendoni se si jam përplasur disa herë brenda kabinës, derisa po fluturoja përmes uraganit Irma duke dëgjuar DMX-in”, ka deklaruar Underwood.
Uragani Irma konsiderohet si uragani më i fuqishëm që në Oqeanin Atlantik. Gjatë javës së kaluar ky uragan është bërë shumë i rrezikshëm, për faktin se erërat janë regjistruar duke lëvizur me 300 kilometra në orë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=N5ZeFeeLoNw