Nik Wallenda 41- vjeçar, eci 600 metra përgjatë një teli çeliku mbi vullkanin aktiv Masaya në Nikaragua – duke realizuar marifetin më të rrezikshëm në karrierën e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Masaya është një nga tetë vullkanet në botë që ka një liqen të llavës aktive, ndërsa gjeneron nxehtësi prej rreth 1100 gradë Celsius.
Off the wire and into the history books! What an incredible moment for Nik as he just touched down on the other side of the Masaya Volcano! Congratulations! #VolcanoLivewithNikWallenda pic.twitter.com/osN2l1A3bB
— Nik Wallenda (@NikWallenda) March 5, 2020
Wallenda ishte i ngjitur gjatë gjithë kohës në një parzmore të sigurisë, dhe duhej të kalonte nëpër kushte të mjegullta atmosferike, ndërsa lëvizjet e tij gjurmoheshin nga kamera speciale termike.
“Sytë e mi filluan të digjeshin”, thotë Wallenda edhe pse mbante syze për t’u mbrojtur.
What would you be thinking if you were in Nik's shoes right now? #VolcanoLivewithNikWallenda pic.twitter.com/uXFQH2ujWD
— Nik Wallenda (@NikWallenda) March 5, 2020
“Faleminderit Zotit që nuk filluan të mjegulloheshin”, shtoi ai.
Ai gjithashtu rrezikoi të digjej nga acidi koroziv ndërsa avulli ujit përzihet me dioksidin e squfurit.
“Është gjithashtu qesharake të shohësh pamjen e një vullkani këto ditë”, ka thënë ndër tjerash Wallenda. /Telegrafi/