Është vjedhur bastorja sportive “Sport Life” në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” në Shkup nga dy persona të panjohur, të cilët me kërcënim me armë zjarri nga të punësuarit e kanë marrë mëditjen ditore, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vjedhjen mbrëmë rreth orës 20:30 në stacionin policorë e ka paraqitur i punësuari në bastore. Sipas informacioneve, vjedhësi e ka thyer derën prej qelqi dhe me kërcënim me armë zjarri ka urdhëruar të punësuarin që paratë t’i vendosë në një çantë dhe është larguar nga bastorja.
Deri tani nuk bëhet e ditur shuma e parave që ka marrë, ndërsa policia po merr masat e nevojshme për zbardhjen e rastit./Telegrafi/