Site icon Telegrafi

Realizohet unaza e fejesës me rubin e frymëzuar nga Haribo

Keni bërë ndonjëherë sikur i keni propozuar dikujt me një unazë karamele Haribo kur keni qenë fëmijë?

Tani, ju mund të ktheheni përsëri në ato kohëra më të thjeshta dhe të bëni gjënë e vërtetë me një unazë fejese prej ari të verdhë 18 karat.

Marka e argjendarisë me porosi Taylor & Hart ka dizajnuar një unazë të mbështjellë me rubin frymëzuar nga mishërimi klasik i kuq dhe i verdhë i karameleve pasi mori disa kërkesa për një unazë Haribo që do t’i rezistonte kohës.

Shiriti prej ari trëndafili është i mbuluar me 224 rubinë dhe në krye është me një safir të verdhë 2.70 karat.

Safiri është vendosur në një kornizë prej ari të verdhë 18 karat me 40 diamante. Kate Earlam-Charnley, Drejtoreshë e Dizajnit në Taylor & Hart tha: “Me Ditën e Shën Valentinit, ne menduam se ishte koha e përkryer për të sjellë në jetë këtë dizajn të ri. Kjo unazë është një nga më ambiciozet që kemi krijuar ndonjëherë dhe padyshim një nga më origjinalet”.

Krijuar me synimin për të kapur anët lozonjare dhe argëtuese të dashurisë, kjo unazë e ëmbël nuk është edhe aq e lirë. Me një çmim rreth 290 mijë euro, ju mund të blini mbi 1.25 milion unaza karamele Haribo për të njëjtin çmim.

Kate shtoi: ‘Bërë për ëndërrimtarët, romantikët e pashpresë, ata që kërkojnë diçka pak më të pastër dhe të pafajshëm, kjo unazë është shprehja perfekte e dashurisë. Sigurisht që do të bëjë një histori të shkëlqyeshme duke thënë gjithashtu ‘dashuria është përgjithmonë’. Mezi presim të dëgjojmë tregime me ‘Po’ nga klientët tanë në të gjithë botën”. /Telegrafi/

Exit mobile version