Site icon Telegrafi

Realizohet një tjetër amanet i Elvis Pistës

Pista ndërmori aksion për riaktivizimin e disa klubeve, për t’i bashkuar të gjithë veprimtarët sportivë të Rahovecit. Pas inkuadrimit me KF Rahovecin në Ligën e Parë, është klubi i femrave në basketboll ai që duket se do të riaktivizohet.

Në një njoftim në faqen zyrtare të KB Rahovecit, klubit të meshkujve, u bë e ditur se Arbnora Sokoli, profesoresha e edukatës fizike, ka marrë përsipër riaktivizimin e klubit për të kryer amanetin që ka pasur Elvis Pista.

Të gjithë të interesuarit duhet të lajmërohen në Facebookun personal të Arbnora Sokolit, e të konfirmojnë regjistrimin në klub.

Regjistrimi bëhet nga 29 qershor deri më 28 korrik. /Rahoveci24/

 

Exit mobile version