”Qantas” ka përfunduar një fluturim historik testues pa ndalesë nga Nju Jorku në Sidnej, duke hulumtuar ndikimet e mundshme mbi pilotët, ekuipazhet dhe pasagjerët e asaj që do të ishte udhëtimi më i gjatë aeroplan komercial në botë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi mbante 50 pasagjerë dhe ekuipazh dhe një Boeing 787-9 Dreamliner i ri aterroi në Sidnej të dielën në mëngjes, pas një udhëtimi 16.200 kilometra (10,066 milje) që zgjati 19 orë e 16 minuta.
Shefi ekzekutiv i “Qantas”, Alan Joyce, i cili filloi fluturimin, tha pasi zbriti: “Ky është një moment me të vërtetë historik për Qantas, një moment vërtet historik për aviacionin australian dhe një moment vërtet historik për aviacionin botëror”.
Me kërkesën për udhëtime ajrore të shpejta dhe përmirësim të performancës së avionëve, transportuesit po kërkojnë gjithnjë e më shumë udhëtime shumë të gjata.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) pret që numri botëror i pasagjerëve vjetorë të rritet nga 4.6 miliardë këtë vit në 8.2 miliardë deri në vitin 2037.
Megjithatë, deri në këtë moment, asnjë aeroplan tregtar nuk mund të përfundojë maratonën Nju Jork-Sidnej, me një ngarkesë të plotë.
Për t’i dhënë aeroplanit gamën e nevojshme, fluturimi i ”Qantas” u ngrit me karburant maksimal, vetëm disa pasagjerë, bagazhe të kufizuar dhe asnjë ngarkesë.
Qëllimi ishte mbledhja e të dhënave, me një ekip studiuesish që monitoruan, ndër të tjera, ndriçimin, aktivitetin, modelin e gjumit dhe konsumit të pasagjerëve dhe nivelet e melatoninës të ekuipazhit.
Ata gjithashtu gjurmuan valët e trurit të pilotëve, të cilët ishin të pajisur për fluturim me pajisje monitorimi të trurit.
Linja ajrore gjithashtu planifikon të testojë një fluturim pa ndalesë nga Londra në Sidnej dhe pret që të marrë një vendim deri në fund të vitit. /Telegrafi/