Barcelona ka kaluar fillimisht në epërsi ndaj Atletico Madridit në Camp Nou, por mysafirët arritën t’i barazonin shumë shpejtë shifrat në 1-1.
Skuadra katalunase po përballet me Rojiblancos në kuadër të javës së 33-të në La Liga, një ndeshjet tejet vendimtare kur janë në fund të edicionit.
Barcelona ishte tejet me fat, pasi nga një ekzekutim i rivënies nga këndi prej Lionel Messit, Diego Costa shënoi auto-gol në minutën e 12-të.
Skuadra që udhëhiqet nga Diego Simeone më pas fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Saul Niguez (18′), por që ky ekzekutim duhej të realizohej për herë të dytë, shkaku që Andre-ter Stegen priti goditjen e bërë nga Costa, mirëpo kishte kaluar vijnë e portës para se të goditej topi. /Telegrafi/
Diego Costa’s own goal 😭 https://t.co/XO2zKwzDLd
— ✈️ (@Arrizabalager) June 30, 2020
https://twitter.com/javoiani/status/1278060775228219392