Site icon Telegrafi

Realizimi i fotografive nuk shkoi si duhet, pasi njëri nga të vegjlit kërceu në baltë

Nisi si një sesion shumë i këndshëm i fotografive familjare, në një pjesë periferike të Teksasit të Shteteve të Bashkuara, por të gjitha fotografitë e planifikuara për një album familjarë nuk përfunduan si duhet.

Në moment që njëri nga të vegjlit kërceu në baltë, me të gjitha rrobat e reja dhe të pastra, u pamundësua realizimi i fotografive dhe nuk mund të shkonte si duhet, transmeton Telegrafi.

Rrobat e babait të vogëlushit u zhytën po ashtu, sepse u detyrua të hynte në bregun e lumit për ta nxjerrë, sepse balta nuk e lejonte të lëvizte lirshëm.

Meqenëse nuk pësoi ndonjë lëndim, ata vazhduan të fotografohen me të njëjtin humor, si një moment që do ta mbajnë mend si për të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version