Site icon Telegrafi

Realizim i dobët i projekteve për vetëpunësim në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme vlerësoi se ka realizim të vogël të projekteve me të cilat parashikohen masat për vetëpunësim me kreditim, për kreditimin e subjekteve juridike për hapjen e vendeve të reja të punës, për vetëpunësim me kreditim për të rinj deri në 29 vjeç dhe për kreditimin e subjekteve juridike për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinj deri në moshën 29-vjeçare.

Qeveria ka angazhuar Agjencinë për punësim që në një afat prej 40 ditësh të përgatisë konkluzion dhe analizë me të dhëna të sakta dhe precize, të paraqitura në numra, që të kihet një pasqyrë për implementimin e deritanishëm në këtë projekt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëkohësisht është sugjeruar që Agjencia të shfrytëzojë një pjesë të mjeteve të planifikuara për përkrahjen e planeve qeveritare për ndryshimet dhe për ide të reja në këtë projekt./Telegrafi/

Exit mobile version