Telegrafi

Realiteti virtual i gjeneratës së ardhshme vjen në rezolucion 8K

Sony ka zbuluar një prototip të helmetës së saj 8K VR.

Prototipi i helmetës VR, i shpallur nga Sony, rrit besnikërinë e imazhit, zvogëlon vonesën dhe do të përdorë ekranet mikro OLED.

Sipas asaj që u njoftua, helmeta VR do të ketë qëllime që shkojnë shumë përtej lojërave. Prototipi u zhvillua nga departamenti i Sony R&D.

Gjatë ngjarjes së Ditës së Teknologjisë Sony, inxhinierët e kompanisë demonstruan përmirësime vizuale, të cilat përdorin ekrane mikro.

Në mënyrë individuale, këto ekrane ofrojnë ekran imazhi 4K, ndërsa të kombinuara ofrojnë cilësi 8K.

Zbatimi i një mikro ekrani do të thotë gjithashtu që helmeta do të jetë më e vogël dhe më e lehtë, gjë që do të zvogëlojë presionin gjatë vendosjes në kokë.

Vonesa e reduktuar premton lëvizje më të rrjedhshme dhe realiste gjatë përdorimit të pajisjes.

Në videon shoqëruese, sugjerohet se helmeta VR do të përdoret për qëllime inxhinierike, trajnime mjekësore dhe mbështetje prodhimi, por edhe për qëllime argëtimi live. /Telegrafi/