Telegrafi

Realit i ulet dënimi, vetëm në janar nuk mund të blej futbollistë

Real Madrid ka marrë një lajm të mirë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS).

Kjo e fundit ka njoftuar sot madrilenët për vendimin e tyre, me të cilën ka lënë në fuqi pjesërisht ankesën e parashtruar nga klubi kundër dënimin e shqiptuara prej FIFA-s.

Kjo e fundit kishte dënuar skuadrën ‘mbretërore’ me moslejimin e transferimit të futbollistëve gjatë dy afateve kalimtare, përkatësisht të janarit dhe qershorit, transmeton Telegrafi.

Tash Los Blancosëve ju lejohet të sjellin futbollistë të ri pas afatit kalimtar të janarit të 2017.

Ndryshe, Reali ishte dënuar me mos-transferime të futbollistëve për afatin kalimtar të janarit dhe të qershorit të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/