Site icon Telegrafi

Realit i kthehen dy futbollistë nga lëndimet, gati për Ligën e Kampionëve (Foto)

Mbrojtësit Pepe dhe Fabio Coentrao janë kthyer në skuadrën e Real Madridit dhe janë pjesë e listës së ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund.

Dyshja portugeze kanë kaluar lëndimet e tyre dhe janë kthyer në listën prej 22 futbollistëve në udhëtimin e tyre në Dortmund, ku ‘Mbretërit’ nuk kanë fituar asnjëherë në pesë takime.

Pepe ka humbur dy ndeshjet e fundit pas problemeve me palestër, ndërsa Coentrao nuk ka luajtur një ndeshje që nga kthimi i tij nga Monaco, pas një lëndimi afatgjatë në kofshë.

Lexo po ashtu Zidane ‘qan’ mungesën e Casemiros

Megjithatë, është ende e paqartë nëse Pepe apo Coentrao do të jenë pjesë e skuadrës prej 18 futbollistëve ditën e ndeshjes.

Ndërsa, dyshja braziliane, Marcelo dhe Casemiro do të mungojnë të dy në ndeshjen në Gjermani për shkak të lëndimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version