Telegrafi

Realit javën e kaluar ia shiti një talent për 43 milionë euro, sot dënohet me pesë vjet burg

Ish-agjent i Neymarit është dënuar me pesë vjet e katër muaj burg për evazion fiskal në Brazil.

Wagner Ribeiro, i cili ishte ndërmjetës në transferimin e Vinicius Junior në Real Madrid, është shpallur fajtor për “zvogëlimin e taksës mbi të ardhurat nga viti 2002 deri në vitin 2005”.

Ai fitoi mbi 1.2 milionë euro në atë periudhë, ndërsa deklaroi vetëm 165 mijë euro, kurse nuk ishte në gjendje të siguronte dëshmi mbi origjinën e parave, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, mbrojtja agjentit këmbënguli se ishte një hua, por Ribeiro nuk do të shkojë në qeli ndërsa i është marrë pasaporta.

Ai ishte agjenti i Neymarit deri në vitin 2011, por që atëherë Neymar është përfaqësuar zyrtarisht nga babai.

Ribeiro është i njohur të ketë lidhje të ngushta me presidentin e Realit, Florentino Perezin, ku së fundi kryesoi transferimin prej 43 milionë eurove të Vinicus Junior nga Flamengo në Real Madrid. /Telegrafi/