Telegrafi

Reali pa Ronaldon e Balen kundër Deportivo La Corunas (Foto)

Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e 19-të lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme ndaj skuadrës së Deportivo La Coruna, raportojnë mediat spanjolle.

Ylli portugez është lënë në pushim nga Zidane për sfidën me La Corunan më arsyen se ai ka nëvojë për pushim pas shumë ndeshjeve që ka zhvilluar gjatë kësaj periudhë.

Zidane në duel me La Corunan nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Gareth Bale, i cili u lëndua në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës.

Por lajmë i mirë në kampin madrilen është fakti se rikthehet në skuadër mbrojtësi Varane i cili ka qenë një mungesë e madhe tek skuadra ‘merenguese’.