Telegrafi

Reali vë Jamesin në shitje?

Real Madridi raportohet se ka vendosur në shitje mesfushorin ofensiv James Rodriguez.

24-vjeçari iu bashkua klubit mbretëror më 2014 për 80 milionë euro, por nuk ka treguar veten në muajt e fundit duke u paraqitur vetëm 17 herë si startues në ligë.

Tani “El Confidencial” raporton se “Los Blancos” e kanë njoftuar lojtarin se ai është i lirë të largohet.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2020 me klubin dhe nuk pritet të jetë e lehtë blerja e tij pasi Reali synon të fitojë shumën e njëjtë që shpenzoi për shërbimet e tij.

Kolumbiani ka pasur 78 paraqitje për Realin duke realizuar 25 gola. /Telegrafi/