Telegrafi

Reali vazhdon të jetë i paprekshëm në krye, triumfon ndaj Sociedadit

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi ishte komod në triumfin si Real Sociedadit në Reale Seguros Stadium, në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga.

Fraksioni i parë i lojës nuk prodhoi gola, ndërsa Los Blancos e humbën Karim Benzeman, i cili u detyrua ta lëshonte fushën pas 17 minutash lojë për shkak të lëndimit.

Sulmuesi francez kërkoi që të zëvendësohej dhe raportimet e para janë se ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të majtë dhe është në dyshim për ndeshjet ndaj Interit dhe Atletico Madridit.

(Foto: Screenshot/Twitter/La Liga)

Porsa filloi pjesa e dytë (47’), Vinicius Junior e zhbllokoi rezultatin pas kombinimeve me Luka Jovic.

Lexo po ashtu Lëndohet Benzema, në dyshim për Interin dhe Atleticon

Dhjetë minuta më vonë, ishte Jovic, i cili u inkuadrua në vend të Benzemas, që e shënoi golin e dytë (57’). Asistues ishte Casemiro.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Pas këtij triumfi, Real Madridi vazhdon të jetë në krye të tabelës me 39 pikë, tetë më shumë se përcjellësi i parë, Sevilla.

Real Sociedadi është në vend të pestë në tabelë me 29 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi që ndodhet një pozitë më lart. /Telegrafi/