Real Madridi ishte komod në triumfin si Real Sociedadit në Reale Seguros Stadium, në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga.
Fraksioni i parë i lojës nuk prodhoi gola, ndërsa Los Blancos e humbën Karim Benzeman, i cili u detyrua ta lëshonte fushën pas 17 minutash lojë për shkak të lëndimit.
Sulmuesi francez kërkoi që të zëvendësohej dhe raportimet e para janë se ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të majtë dhe është në dyshim për ndeshjet ndaj Interit dhe Atletico Madridit.
Porsa filloi pjesa e dytë (47’), Vinicius Junior e zhbllokoi rezultatin pas kombinimeve me Luka Jovic.
Dhjetë minuta më vonë, ishte Jovic, i cili u inkuadrua në vend të Benzemas, që e shënoi golin e dytë (57’). Asistues ishte Casemiro.
Pas këtij triumfi, Real Madridi vazhdon të jetë në krye të tabelës me 39 pikë, tetë më shumë se përcjellësi i parë, Sevilla.
Real Sociedadi është në vend të pestë në tabelë me 29 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi që ndodhet një pozitë më lart. /Telegrafi/
Only 2 players have reached double figures for goals this season in Laliga.
Karim Benzema and Vinicius Jr#RealSociedadRealMadrid pic.twitter.com/eF2RRWpdt4— 🀄️🐦🔥 (@mieyud) December 4, 2021