Real Madridi duket se gjetur rrugën e duhur në La Liga, këtë herë fitoi edhe ndaj Espanyolit me rezultat 2-4.
Los Blancos ishin më të mirë ndaj skuadrës katalunase dhe në fund dituan me meritë.
Goli i parë në takim u shënua nga Karim Benzema në minutën e katër, nuk kaloi shumë dhe Luka Modric asistoi te Sergio Ramos (15′) për 2-0.
Dhjetë minuta më vonë vendasit ngushtuan epërsinë me anë të Leo Baptistaos, kurse pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-3 fal golit na Karim Benzema (45′).
Pjesa e dytë filloi me dominimin e Los Blancos, kurse goli erdhi nga Gareth Bale në minutën e 67-të.
Raphael Varane u përjashtua me karton të kuq në minutën e 72-të, kjo motivoi paska vendasit të shënojë golin e dytë me anë të Roberto Rosales (81′).
Pas kësaj fitore skuadra e Santiago Solarit renditet në vendin e tretë me 39 pikë, kurse Espanyoli në pozitën e 15-të me 24.
Në xhiron tjetër Los Blancos do të takohen me Alaves, kurse katalunasit me Villarrealin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GXkbScrjkAs