Real Madridi ka fituar ndaj Getafes me rezultat 1-2 në La Liga.
Ishte një ndeshje e vështirë edhe pse mysafirët zotëruan takimin nga fillimi deri në fund.
Goli i vetëm në pjesën e parë erdhi nga Karim Benzema në minutën e 39-të të takimit. Francezi ka shënuar 123 gola për Los Balncos, por ky ishte i pari në këtë sezon.
Vendasit barazuan në minutën e 56-të pas një aksioni të bukur, por të konkretizuar nga Jorge Molina.
Atëherë kur i duhej më së shumti Realit në skenë u shfaq Cristiano Ronaldo, i cili me golin e parë sezonal (La Liga) në minutën e 85-të i dha Los Blancos fitoren.
CR7 ka shënuar në 11-të nga 12-të takimet e fundit ndaj Getafes në kampionat.
Pas kësaj fitore Reali ngjitet në pozitën e dytë me 17 pikë, katër më pak se Barcelona, e cila ka një ndeshje të mbetur ndaj Atletico Madridit.
Getafe vazhdon në pozitën e 14 me tetë pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane është ndaj Eibarit, kurse Getafe kundër Levantes.
Vlen të theksohet se kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Realit. /Telegrafi/