Telegrafi

Reali triumfon ndaj Espanyolit dhe rikthehet në krye

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është mjaftuar me një gol për të arkëtuar tri pikë në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim te Espanyoli.

Pas rasteve të vendasve në pjesën e parë, ishin Karim Benzema dhe Eden Hazard që u treguan të rrezikshëm për Los Blancos, por jo edhe efektivë.

Pa përfunduar gjysma e parë, Casemiro pranoi një asistim fantastik nga Benzema, për ta zhbllokuar rezultatin (45’).

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Gjysma e dytë nuk prodhoi shumë raste shënimi, ashtu që rezultati mbeti i pandryshuar dhe Mbretërit iu gëzuan fitores.

Me këtë triumf, Real Madridi rikthehet në krye të tabelës me 71 pikë, dy më shumë se Barcelona që mban vendin e dytë.

Për Espanyolin ishte tjetër ndeshje jo e mirë që dalëngadalë po e konfirmon rënien nga liga. /Telegrafi/