Site icon Telegrafi

Reali me tri mungesa të rëndësishme ndaj Bayernit (Foto)

Real Madridi nuk do të jenë të kompletuar për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

“Mbretërit” kanë shënuar fitore 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, rezultat i mirë ky për spanjollët.

Lexo po ashtu Ronaldo: Dua edhe dy gola tjerë ndaj Bayernit

Megjithatë, ndeshja e kthimit e cila luhet nesër(martë) në Santiago Bernabeu nuk do të jetë aspak e lehtë për skuadrën e Zinedine Zidanes.

Kjo pasi Realit do t’i duhet të bëj në këtë takim pa tre lojtarë shumë të rëndësishëm si Gareth Bale dhe dy mbrojtësit Pepe dhe Raphael Varane.

Më poshtë e keni listën e futbollistëve të ftuar nga Zidane për ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/

Exit mobile version