Gareth Bale beson se përmbysja që Real Madridi i bëri Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve, është dëshmi se çfarë është në gjendje të bëjë kjo skuadër.
Los Blancos e humbën me rezultat 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale në Gjermani, mirëpo het-triku i Cristiano Ronaldos në Santiago Bernabeu, bëri që Mbretërit të kualifikohen në gjysmëfinale.
“I treguam botës se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. U kemi treguar të gjithëve se çfarë shpirti të fuqishëm ka kjo skuadër”.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por ne ia dolëm të luanim ashtu si deshëm”, është shprehur 26-vjeçari.
Uellsiani luajti plot 90 minuta në sfidën e të martës mbrëma dhe ishte rrezik i vazhdueshëm për skuadrën gjermane. /Telegrafi/