Telegrafi

Reali të shqyrtojë ofertat për Kaka

Sipas Sport, Jose Mourinho e konsideron Rafael Van der Vaartin më të përshtatshëm se Kakan në rolin e mesfushorit kreativ, gjë që mund ta shohë brazilianin Kaka në pankinë. E ardhmja e tij pritet të shqyrtohet në javët në vazhdim, me Real Madridin që përgatitet ta shesë atë.

Të dielën Carlo Ancelotti kishte deklaruar se ai do të dëshironte ta transferonte ish-mesfushorin e Milanit, Kaka, por ai nuk ishte i sigurt nëse Reali do të dëshironte ta shiste atë. /Telegrafi/